Nëntori i dytë ( Film Shqiptar)


"Nëntori i dytë" është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1982. Regjia: Viktor Gjika, Skenari: Dh. Shuteriqi, K. Blushi, Producent: Shqipëria e re , Muzika: Kujtim Laro.
"Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar -- shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912."
Vendi i Prodhimit - Shqipëri
Viti i Prodhimit - 1982
Gjuha - Shqip
Regjisor - Viktor Gjika
Skenari - Kiço Blushi
Muzika - Kujtim Laro
Aktorët Kryesorë: Sander Prosi
Reshat Arbana
Mario Ashiku
Sulejman Dibra
Demir Hyskja
Bujar Lako
Robert Ndrenika
Aleksandër Prosi
Luan Qerimi
Guljelm Radoja
Hajrie Rondo

Itali, gruaja zbulon se i shoqi ka të dashur në Shqipëri, ai nga inati e hedh nga kati i 9-të!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano të Italisë, ku një 35-vjeçar shqiptar ka hedhur bashkëshorten e tij nga kati i nëntë i banesës ku jetonin!
 
Sipas informacioneve të para të policisë italiane, mësohet se shkaku kryesor I kësaj ngjarje tragjike ka qenë xhelozia, ku pas një debati shumë të ashpër, 35-vjeçari e ka hedhur bashkëshorten e tij nga kati i nëntë i pallatit ku jetonin.
Ndërkohë, polica theksoi se 31-vjeçarja shqiptare Silvia H, kishte zbuluar se i bashkëshorti i saj kishte një të dashur tjetër në Shqipëri, për këtë ajo i kërkoi llogari të shoqit, i cili nuk duroi dot dhe në nerva e sipër e ka hedhur 31-vjeçaren nga kati i 9-të!

Dy vajza shqiptare 10-11 vjeç u mbytën në lumin Po ne Itali

Një e diel e qetë për pushim dhe argëtim, për dy familje me origjinë shqiptare, qe 'u kthye në tragjedi këtë pasdite në brigjet e lumit Po në provincën e Pavias ne Itali. Dy kushërirat të 11 dhe 10 vjet janë zhdukur në ujërat e lumit rreth orës 16.30. Trupi i njëris prej të dyjave 'u gjet pak para ores 20. Vazhdojne kerkimet per gjetjen e trupit te fëmijës tjetër.

Dy femije te mbytura ne lumin PO -
 Fakti 'ndodhi në shtrirje të lumit në afërsi të territorit të Komunës së Breme (Pavia). Në këtë zonë nuk është "turmë e SESIA në Po Sipas disa dëshmitarëve kanë raportuar, dy vajzat filluan të luajnë në plazh dhe pastaj u zhvendos në ujë. Në këtë shtrirje lumi regjistron një lartësi të rrezikshme. Sipas dëshmive të mbledhura, dy kushërirat do të jene thithura nga ndo një vorbull. Kjo ishte një çështje e disa sekonda. Një i afërm qe 'e kuptoi se çfarë po ndodhte  menjëherë ështe zhytur në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar ata. Për fat të keq nuk 'kishte asgjë për të bërë. Në të vërtetë, njeriut i eshte kërcënuar jeta dhe rrezikoj qe te mbytej  " dhe me shumë veshtirsi eshte  kthyer në breg.

ALARM -
 Në atë pikë, dhe 'aktivizoi menjëherë alarmin. Në vend  arritën zjarr fikesit dhe zhytësit. Zhytësit kanë kontrodhuar thellësitë e lumit Po,  ku dy vajzat ishin zhdukur. gjithashtu mbërriti në zonë mberriti edhe nje helikopter  për të patrulluar zonën gjithë nga lart. Ndërkohë, në breg, po jetonin dramën mete veshtir të afërmit e dy vajzave. Me kalimin e minutave duke shpresuar për ti parë ato përsëri 'gjallë. Përveç disa nga miqtë e tyre familjare dhe njerëz të tjerë sot, të cilët kishin shpenzuar ditë me ta.

TRUPI GJETUR -
 Menjëherë pas orës 19:30, është gjetur  trupi e njëris prej dy vajzave. Në vend gjithashtu shkoi dhe policia për të rindërtuar dinamikën e tragjedisë. Familjet e dy vajzave nuk mund të gjejnë paqe për atë që kishte ndodhur dhe sidomos për të kanë humbur shikimin e dy vajzave te vogëla. Në këtë zonë lumi është veçanërisht i pabese për shkak të pranisë së vorticeve te shumta: edhe ekspertët notarë më pervoje 'e gjejnë të vështirë për të kaluar.

Skandal në Greqi! “Trimat” e “Agimit të Artë” nuk janë grekë por… shqiptarë! (video)

Skandal ka plasur në shtetin fqinjë Greqi!
Arsyeja?
“Trimat” e partisë neonaziste të “Agimit të Artë” janë shqiptarë!
Pra, siç citojnë burimet, kohët e fundit anëtarët e kësaj partie, të cilët shoqërohen nga deputet të saj, kanë shkaktuar një sërë trazirash në vend duke sulmuar shitësit ambulant dhe shitësit e vegjël emigrantë, të cilët dispononin vend-shitje në tregjet e “Panaireve” dhe jo vetëm, duke u prishur postet dhe mallin e tyre, madje në disa raste ka patur dhe konfrontime fizike.
Madje, partia neonaziste e “Agimit të Artë” u shprehë hapur, tentuan dhe vazhdojnë të tentojnë të zëvendësojnë autoritete e sigurisë në vend, policinë etj, duke marrë një sërë iniciativash në shumë qytete të ndryshme të Greqisë për të “spastruar” vendin nga emigrantët. Dhuna fizike dhe në shumë raste ekzekutimi i individit (emigrantit) janë “puna” e tyre, të cilën fatkeqësisht në shumë raste e kanë realizuar…!
Të gjitha këto ngjarje të pa hijshme për Greqinë dhe demokracinë në vend, i kanë shkaktuar dhimbje koke qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga Andonis Samaras, si dhe përplasjes së drejtpërsëdrejti me Ministrin e Rendit të Greqisë, Nikos Dendias, i cili reagoi menjëherë duke marrë masa ndaj deputetëve të partisë naziste të “Agimit të Artë”, si dhe ndaj “kaposhëve” që rrahin, dhunojnë fizikisht emigrantët e huaj në Greqi. 
Kështu, pas lëvizjes së policisë dhe sigurimit të vend, efektivët e policisë u befasuan kur vërtetuan se të paktën njëri nga “kaposhët” e incidentit të ndodhur në panairin e qytetit të Megaras -ku ngjarjen Albania vendi im, jua paraqet të filmuar- rezultoi të ishte Shqiptar!
Edhe pse ai vetëquhet “Vorio-epirot”, sipas hetimeve rezultoi se ai kurrë nuk e ka përfituar shtetësinë greke, këtë gjë e vërteton dhe më së miri vetë Fletorja Zyrtare e Qeverisë, e cila kurrë nuk e përfshirë emrin e tij në listë. Me pak fjalë, çdo shtetas i huaj i cili ka aplikuar për të fituar shtetësinë greke dhe e ka fituar atë, emri i tij publikohet në Fletoren Zyrtare të Qevrisë!
Atëherë, lind pyetja cili është ky greko-shqiptarë neonazist kaq “trim”?!
Ai është Roberto Chaidi, i cili disponon dhe një hotel luksoz në Lukovë, po, po në Lukovë; “Hotel Palace Lukova”!
Madje, në hotelin e tij luksoz në Lukovë, vitin e shkuar u organizua dhe “Miss Albania 2011

“Bum” klikimesh për “Po t’shoh përmas”

Kënga më e re e Getoar Selimit  “Po t’shoh përmas” ka arritur të thyej rekordine klikimeve në internet.
Sapo është publikuar ajo ka arritur në 840 mijë klikime, gje e cila nuk ka ndoshur me parë me një këngë shqiptare. Për këtë sukses të jashtëzakonshëm mjaft i matur shprehet Geti. Ai në një prononcim ka theksuar se për të është e zakonshme që një këngë të ketë sukses.
“Sukseset e këngëve tona kanë qenë gjithmonë në klikime, në koncerte dhe në përgjithësi në skenën muzikore. Por, kjo ka qenë një këngë speciale, e cila është publikuar në kohën e duhur dhe pa dyshim se ky sukses është më se i pritshëm për ne”, ka theksuar Geti.

             
Në klipin e kësaj kënge merr pjesë edhe këngëtarja seksi Bleona Qerreti, e cila shoqëron rreperin me makinë nëpër Tiranë.

Përfundon pengmarrja e Alket Rizait

Plot 24 orë ka zgjatur triller-i i rrëmbimit të disa gardianëve të burgut, nga i dënuari shqiptar Alket Rizai, në burgun e Malandrinos në Greqinë qëndrore. 

Në orën 19:30 të mbrëmjes së të dielës (18:30 në Greqi) ai, sapo ka parë grupet speciale të forcave të policisë të hyjnë në ambjentet, ku ai mbante peng pesë gardianë, qysh prej së shtunës në mbrëmje, është dorëzuar duke thënë: “Djema, nuk e vazhdoj më këtë punë”.

Më pas, pesë pengjet, që ai mbante, janë lënë të lirë dhe u është dhënë ndihma mjekësore. Policët grekë, që e kanë arrestuar, kanë konstatuar se Alket Rizai ka bërë bllof, përsa i përket lëndëve eksplozive. Aparati, që mbante të lidhur dhe për të cilin thoshte se është gjysmë kilogram lënde ekplozive C4, nuk ishte gjë tjetër veçse një radiokasetofon dore i mbuluar me plastelinë dhe letër ngjitëse.

“Nuk më doli bllofi si herët e tjera”, - u ka thënë ai policëve të forcave speciale, që përbëheshin nga tre grupe prej pesë vetësh dhe dy snajperash.

Për negociatat me Rizain kishte mbërritur nga Athina një grup prej pesë specialistësh, pasi, sipas policisë, ai konsoiderohej një person i vështirë për t’u thyer, që nuk kishte çfarë të humbiste, kështu që u planifikua një operacion i ri i detajuar për të shmangur gjakderdhjen dhe që u kurorëzua me sukses nga ana e policisë.

Më herët në mesditë, pas një operacioni të grupeve speciale, ishin liruar me anë të një vinçi të reparteve të zjarrëfikësve, 7 gardianë që ndodheshin në një ambjent tjetër të burgut, ndërsa në një situatë të turbullt ka mundur të largohet edhe një prej pengjeve, që mbante Rizai.

Polica po heton dy makina të dyshimta, që janë parë pranë zonës, ku ndodhet burgu i sigurisë së lartë, ndërsa nuk ka ende informacion për dy të burgosurit që kanë ndihmuar Alket Rizain gjatë pengmarrjes.

Ishte tentativa e tretë për arratisje, nga i burgosuri shqiptar, pas dy përpjekjeve spektakolare në 2006 dhe 2009, kur ai është larguar me helikopter nga burgu famëkeq i Koridhalosë. 

Tmerr në Miami: Kanibali e ha njeriun ne mes te rruges

Policia ende nuk e di se si dy personat u takuan me njëri-tjetrin. Deri tani supozohet se njeriu i sulmuar ishte i pastrehë, ndërsa kanibali rastisi në të. E tërë ngjarja zhvillohet nën një mbikalim, në një vend të paraparë për këmbësorët.

Sulmuesi ishte lakuriq, e rrëzoi të pastrehun për toke dhe nisi t'ia hante fytyrën. Skenën e tmerrshme e ka parë një kalimtare, e cila ka alarmuar policinë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia qëllon njeriun që po kafshonte fytyrën e nje tjetër njeriut! Megjithatë, siç shkruan "Miami Herald" - ndërtesa e së cilës nuk është larg vendngjarjes - kanibali nuk ndalonte. Pas kësaj policia vazhdonte te qëllonte edhe më shumë plumba në të.

Viktima është duke luftuar për jetë në spital. Siç raporton CBS Miami, viktima ishte pa hundë dhe pa kokërdhokët e syve. Thuhet se viktima nuk ka pothuaj fytyrë fare!