“Bum” klikimesh për “Po t’shoh përmas”

Kënga më e re e Getoar Selimit  “Po t’shoh përmas” ka arritur të thyej rekordine klikimeve në internet.
Sapo është publikuar ajo ka arritur në 840 mijë klikime, gje e cila nuk ka ndoshur me parë me një këngë shqiptare. Për këtë sukses të jashtëzakonshëm mjaft i matur shprehet Geti. Ai në një prononcim ka theksuar se për të është e zakonshme që një këngë të ketë sukses.
“Sukseset e këngëve tona kanë qenë gjithmonë në klikime, në koncerte dhe në përgjithësi në skenën muzikore. Por, kjo ka qenë një këngë speciale, e cila është publikuar në kohën e duhur dhe pa dyshim se ky sukses është më se i pritshëm për ne”, ka theksuar Geti.

             
Në klipin e kësaj kënge merr pjesë edhe këngëtarja seksi Bleona Qerreti, e cila shoqëron rreperin me makinë nëpër Tiranë.