Blue Albania

Rrjeti më i popullarizuar shoqëror në botë Facebook tani ofron mundësine për të krijuar një të vërtetë " çift ditar"

Facebook krijon ditarin e çift rrotullues për të dashuruar
Dy zemrat dhe një profil Facebook

 Facebook krijon ditarin e çift rrotullues për të dashuruar
Rrjeti më i popullarizuar shoqëror në botë tani ofron mundësinë për të krijuar një të vërtetë "çift ditar"

Potrebbe interessarti: http://www.today.it/tech/diario-di-coppia-facebook-profilo-innamorati.html
Leggi le altre notizie su: http://www.today.it/ o seguici su Facebook: http://www.facebook.com/pages/Todayit/335145169857930


“Google” ndryshon pamje për 100-vjetorin e Pavarësisë

Pak sekonda pasi ora kaloi 00:00 pas mesnatës dhe hyrjes së datës 28 Nëntor, faqja më e klikuar në Internet, Google, ka vendosur në mesin e saj Flamurin kuqezi dhe një numër 100, që simbolizon 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. 


Fatkeqësisht, ky ndryshim shihet vetëm nga shqiptarët që janë brenda territorit të Shqipërisë, ndërsa ata që janë në trojet e tjera shqiptare apo kudo nëpër botë, nuk munden ta shohin këtë.

Gëzuar 100-vjetorin Shqipëri!Vlora ngre Flamurin. Pritet torta gjigante në Tiranë

Ceremoni madhështore në Vlore me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Ngritja e flamurit në shenjë simbolike në këtë ditë të shënuar mblodhi në Vlorë krerët e shtetit dhe politikës shqiptare, ndërsa në shesh ndodhen me qindra e mijëra qytetarë, jo vetëm nga Vlora dhe qytetet rrotull, por nga të gjitha trojet shqiptare.

Festa e madhe e Pavaresise eshte kthyer ne nje dite pelegrinazhi per te gjithe ata qe ndihen patriote, atdhedashes, qe e duan dhe e nderojne token tone. Ashtu sikurse nje shekull me pare, edhe sot ne Vlore kane ardhur 'delegatet' nga qarqet e Shqiperise, por edhe nga Kosova. Disa prej tyre madje e kane nisur prej ditesh rrugetimin me kuaj dhe kane mberritur ne Vlore ne kete dite te madhe. 









Lionel Messi Uron festen Pavarsise se Shqiperise 2012


GEZUAR 28 NENTORIN 1912-2012

Stafi i Albania vendi im ju uron te gjithe Shqiptareve

ne gjithe boten gezuar festen e 100-vjetorit te

pavaresise. 

 Shpresojme te kaloni sa me gezuar kete fest kaq
 
domethenese dhe urojme 

 qe brezat e ardhshem ta festojne pavaresine e

Shqiperise ne vitet dhe shekujt ne vazhdim - Gezuar!

28-nentor-1912 ne Vlore, 28-nentor-2012 ne Vlore

 

Kjo eshte Vlora Historise

Kjo eshte Vlora e Trimerise

Kjo eshte Vlora e Bujarise

Kjo eshte Vlora e Shqiptarise!


KUQ E ZI

KUQ E ZI JAN NGJYRAT TONA
MES FLAMURIT ASHT SHQIPONJA
KOKEN LART E SHUM KRENAR
I THOJM BOTES JEM SHQIPETAR
 

Festa di 100 Anni di Indipendenza dell'Albania a Pistoia

Pistoia 100 Anni di Indipendenza dell'Albania. Sono passati 100 anni dal giorno in cui i padri fondatori e i patrioti albanesi proclamando l'indipendenza dell'Albania dall'impero Ottomano scrissero una delle più importanti pagine della storia del paese. 
Per ricordare e per celebrare l'evento più importante della storia albanese il 25 novembre 2012 a Pistoia sono state organizzate una serie di attività: il mercatino, la conferenza, la mostra fotografica del Maestro Pietro Marubi, la festa per i bambini e il concerto in piazza.



ROZANA RADI - O SA MIRE ME KEN SHQIPETAR ( Official Video HD )

URIME FESTEN E FLAMURIT PAVARSIA E SHQIPERISE 1912

Albania ju uron Gezuar 28 Nentorin gjithe shqiptarve ne mbare boten, gezuar 100 vjet shtet.shqiptar




















Aktivistë të shoqatës kombëtare "Vatra"maratone ne kembe per te festuar 100 vjetorin e shtetit shqiptar

Aktivistë të shoqatës kombëtare "Vatra" të Kosovës Lindore, përmes një maratone në këmbë nga Gjilani deri në Vlorë, do të shënojnë festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar.

GEZUAR 28 NENTORIN GEZUAR 100 VJET SHTET SHQIPTAR

NE JEMI NJE KOMB
 NE JEMI NJE SHTET
 FLASIM NJE GJUH
 GEZUAR 100 VJET
 MBAJ KOKEN LART
 QENDRO KRENAR
 TREGOJ TE GJITHV
SE JEMI SHQIPTAR

Na ndiqni edhe ne faqen tone Albania vendi im ne google

kliko ketu e behu fan i faqes Albania vendi im ne google

Scanderbeg arrivò a Roma nel 1466, ecco la casa dell'atleta di Cristo nella città eterna


Gezuar_100_vjetorin_e_Pavaresise me Vodafon Albania

Aplikacioni My Vodafone

Kontrolloni në çdo moment balancën tuaj, paketat që përdorni, SMS-të apo MB si dhe informohuni për gjithçka rreth komunikimit tuaj.
Gezuar_100_vjetorin_e_Pavaresise me Vodafon Albania

U ekspozuan për herë të parë në Tiranë pas 500 vjetësh armet e heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti-Skënderbej

Armët origjinale të heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti - , u ekspozuan sot për herë të parë në Tiranë pas 500 vjetësh. Mijëra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova vizituan Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë për të parë nga afër shpatën personale të heroit kombëtar dhe përkrenaren e tij, me kokën e dhisë të stilizuar mbi të.

Arrestohen 3 shqiptarë që rrëmbyen të “besuarin”e Berlusconit

Tre shtetas shqiptarë janë përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të njeriut më të besuar të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, Giuseppe Spinelli dhe gruas së tij.

Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, ndërkohë që rrëmbyesit kanë kërkuar që të përfitonin 35 milionë euro nga Berlusconi, në këmbim të disa dokumenteve të nxehta, që do t’u viheshin në dispozicion pikërisht nga Spinelli.

Policia italiane ka mundur që të arrestojë rrëmbyesit, tre shtetas italianë dhe tre shqiptarë. Ata janë Francesco Leone, Alessio Maier, Ilirjan e Laurenc Tanko, Pierluigi Tranquilli e Marjus Anuta.

Spinelli dhe bashkëshortja e tij janë marrë peng mbrëmjen e 16 tetorit. Ai u detyrua që t’i bëjë një telefonatë Berlusconi-t, ku i ka bërë të ditur këtij të fundit shumën që duhej të paguante për lirimin e tij dhe të shoqes, pra 35 milionë euro.

Por, avokatët e Berlusconit nuk kanë pranuar që të paguajnë dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka mundur të bjerë në gjurmët e grabitësve dhe t’i arrestojë ata.

il programma SMS gratuito per inviare sms gratis da cellulare
SMS gratis da web

AssoAlbania feston 100 vjetorin në Firence e Pistoia.Italia

www.assoalbania.it

Nga 23 nëntori deri më 2 dhjetor, aktivitete nga më të ndryshmet: nga konferencat deri te koncerti i madh me “Spartiti per Scutari Orchestra”.


Shoqata AssoAlbania me rastin e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë dhe të një vjetorit të aktivizimit të saj, organizon një javë aktivitete kulturore, artistike dhe folklorike për qytetarët shqiptarë dhe italianë në Firence dhe Pistoia. Aktivitetet do fillojnë me 23-24-25 nëntor, dhe do përfundojnë me datën2 dhjetor. Ato janë organizuar në bashkëpunim me Komunën e Pistojës, Komunën e Firences, Ambasadën Shqiptarë në Romë, Konsullatën e nderit të Shqipërisë në Firence dhe sipërmarrës të zonës.
Aktivitetet do jenë të ndara në veprimtari sociale, artistike, kulturore, akademike si dhe folklorike. Një nga këto është ekspozita fotografike e mjeshtit Marubi, nga Fototeka Marubi e Shkodrësme pjesëmarrjen speciale të piktores dhe skulptores Liliana Cika; do të vijojë me një koncert me këngë të të gjitha trevave shqiptare në Sheshin Duomo të Pistojës, nga “Spartiti per Scutari Orchestra” e drejtuar nga Bardh Jakova me pjesëmarrjen e vecantëtëMirush Kabashit; më tej projektimi i filmit vizatimor “Kecat dhe Ujku” me lexime tëpërrallave nga shkrimtari Gino Luka.
Veprimtaritë do të hapen me dy konferenca, një në Pistojë dhe një në Firence, me pjesëmarrjen e politikanëve lokal, të historianëve, shkrimtarëve dhe artistëve mes të cilëve mund të përmendet Profesori Franco Tagliarini, shkrimtarja Irma Kurti, Pandeli Pasko Kuteli, shkrimtari Qerim Skenderaj, Profesori Arbëresh Pino Cacozza.

Gjatë 23 nëntor-2 dhjetor, ftohen te gjithë shqiptarët e zonës të ekspozojnë flamurin shqiptarë jashtë shtëpive të tyre.
Programi i detajuar
Festë dhe Konferencë – Palazzo Vecchio, Sala 50023 nëntor - 17:00-19:00

Sala Cinquecento, Palazzo Vecchio, Piazza della Signoria, Firenze
Konsollata e Shqipërisë në Firence, në bashkëpunim me Komunën e Firences dhe Shoqatën AssoAlbania, organizon Ceremoninë e Festës së 100 Vjetorit të Pavarësisë.
Është i ftuar i gjithë komunitetin me rastin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë ne Hollin e Palatit të500 (Sala dei 500, Palazzo Vecchio) nëFirence të marrin pjesë në një ngjarje historik ku do të jenë të pranishëm perfaqësues të institucionëve lokale të Firencës si dhe atyre Kombëtare Shqiptare (midis të cilëve edhe Konsulli shqiptar nëFirence).

Ekspozitë Fotografike dhe pikture24 nëntor - 2 dhjetor 10:00-18:00

Oborri i gjykatës së e Pistojës, Piazza Duomo
Dedikuar Mjeshtrit të madh të fotografisë Pjetër Marubit me rastin e 100-vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë. “Marubi i Shkodrës dhe Pavarësia e Shqipërisë”, trashëgimi e UNESKO-s shoqëruar nga punime të artistëve shqiptarë.
Ekspozita do të përshëndetet nga Kryetari i Bashkisë së Pistoiës të djelën 25 Nëntor 2012.
Pietro Marubi, fotograf italian i natyralizuar shqiptar, 1834-1903 ishte një partizan garibaldin. I arratisur nga Piacenza për arsye politike në 1856 mbërrinënë Shkodër dhe hapi një studio fotografike të quajtur "Dritëshkronjë".
Studioja e tij, duke dokumentuar ngjarjet historike në Shqipëri dhe jetën e përditshme të banorëve të saj, u bë një nga laboratorët fotografikë më të rëndësishëm në Ballkan. Fotografitë e Marubit janë një trashëgimi historiko-kulturore për Shqipërinë dhe ndodhen në arkivin e Muzeut historik të Shkodrës, sot të mbrojtura nga UNESCO.

Pazar Shqiptar – Art, Traditë dhe Shije
24 nëntor-25 nëntor 10:00-18:00


Galeria Kombëtare e Pistojës, Rruga Atto Vannucci
Pazari do të jetë i hapur për qytetarët e Pistojës të cilët do të kenë mundësi të zbulojnë traditën, artizanatin, kulturën e komunitetit shqiptar direkt në territorin e Pistojës. Në Pazar do të ekspozohen orendi të vogla, çanta, aksesor, krijime druri, fruta të thata, veshje dhe bizhuteri, të gjitha të punuara mjeshtërishtë me dorë.

Konferenca: "Shqipëria: kultura dhe fryma kombëtare brenda dhe jashtë kufijve"E diel, 25 nëntor 11:00-12:30
Sala Maggiore, Palazzo Comunale di Pistoia, Piazza Duomo
Me rastin e 100- vjetori të Pavarësisë së shtetit shqiptar, në "Sala Maggiore" të komunës së Pistojës do të mbahet konferenca historike dhe letrare: "100 Vite Pavarësi: historia, kultura dhe imigracioni"
Marrin pjesë personazhe historiko-politike:
Kryetari i Bashkisë Pistoia, Samuel Bertinelli: "Kontributi i komunitetit shqiptar në Pistoia"
Prof Franco Tagliarini: "Ndikimi i marrëdhënieve Itali-Shqipëri në lindjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare"
Dhe në pjesën e dytë: kulturore-kinematografike: Roli i letërsisë në formimin e ndërgjegjes shqiptare brenda dhe jashtë kufijve"
Irma Kurti: Literatura emigrante: "Poezia e lirë jashtë kufijve"
Pandeli Pasko Kutelibir i "Mitrush Kutelit", një nga kolosat e letërsisë shqiptare
Qerim Skenderaj: autor i librit "Shqipëria, akti i fundit”
Kryetari i Forumit FARE, shoqatat shqiptare e emigrante në Emilia Romagna
Mirush Kabashi:"Kinemaja dhe letërsia shqiptare në 100 vjet". Aktori i teatrit dhe i kinemasë, profesor i artit të interpretimit, Kabashi numëron rreth 100 role në teatër, ka interpretuar në rreth 20 filma, dhe ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
 
Do të jetë festë edhe për fëmijët: filma vizatimor dhe tregime në shqip dhe italishtE diel, 25 nëntor 15:30

Antichi Magazzini, Palazzo Comunale, Piazza Duomo.
Një moment ndryshe me tregime dhe përralla në të dyja gjuhët për fëmijët, qytetarët më të rinjë të Pistojës. Do të projektohet filmi vizatimor “Kecat dhe Ujku” dhe tregimi me përralla "Nusja e Ujit" nga shkrimtari Gino Luka. Teatri për fëmijë ka karakter edukativ. Femijëve do t’iu dhurohen 100 balona me flamurin shqiptar.

Koncert live në Sheshin Duomo nën ritmin e muzikës së Grupit “Spartiti per Scutari”E diel, 25 nëntor 16:00

Piazza Duomo, Spartiti per Scutari Orkestra, e drejtuar nga Bardh Jakova. “Spartiti per Scutari Orkestra” është një formacion muzikor i hapur anëtarët e së cilës, rreth 20 muzikantë, vijnë nga një laburator i muzikës tradicionale shqiptare dhe kanë për qëllim të përfshijnë dhe kënaqin sa më shumë publikun nëpërmjet muzikës që ata realizojnë.

Paradë me kostume dhe veshje tradicionale nga Sheshi Duomo tek Galeria Kombëtare.

Paradë me kostume kombëtare drejtë qendrës për gati 20 minuta nga Sheshi Duomo në drejtim të Galerisë Kombëtare të Pistojës. Pjesëmarrës: djemë e vajza të lindur në Pistoia të veshur me kostume tradizinale shqiptare.

Spektakli i 100 vjetorit: Teatro BologniniE diel, 2 dhjetor, ore 15:30
http://www.assoalbania.it/
Teatro Mauro Bolognini, via del Presto n° 5, tra Piazza delle Scarpe e Piazza Duomo- Pistoia
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, Assoalbania (Shoqata e sipërmarrësve shqiptar) ka nderin t’ju ftojë për të festuar në Teatrin Bolognini të Pistoiës me muzikë, valle e humor.
Do jenë të pranishëm aktorët e humorit shkodran, tre të mëdhenj të humorit shqiptar: Paolin Preka, Besnik Cinari dhe Zyliha Miloti. Pjesë e spektaklit do të jetë edhe balerini i talentuar Klajdi Selimi. Surprizat do të vazhdojnë më tej me një kengëtarë/e.