Tre shtetas shqiptarë janë përfshirë në rrëmbimin dhe mbajtjen peng të njeriut më të besuar të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, Giuseppe Spinelli dhe gruas së tij.
Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, ndërkohë që rrëmbyesit kanë kërkuar që të përfitonin 35 milionë euro nga Berlusconi, në këmbim të disa dokumenteve të nxehta, që do t’u viheshin në dispozicion pikërisht nga Spinelli.
Policia italiane ka mundur që të arrestojë rrëmbyesit, tre shtetas italianë dhe tre shqiptarë. Ata janë Francesco Leone, Alessio Maier, Ilirjan e Laurenc Tanko, Pierluigi Tranquilli e Marjus Anuta.
Spinelli dhe bashkëshortja e tij janë marrë peng mbrëmjen e 16 tetorit. Ai u detyrua që t’i bëjë një telefonatë Berlusconi-t, ku i ka bërë të ditur këtij të fundit shumën që duhej të paguante për lirimin e tij dhe të shoqes, pra 35 milionë euro.
Por, avokatët e Berlusconit nuk kanë pranuar që të paguajnë dhe kanë njoftuar policinë, e cila ka mundur të bjerë në gjurmët e grabitësve dhe t’i arrestojë ata.
No comments:
Post a Comment