Sulmuesi ishte lakuriq, e rrëzoi të pastrehun për toke dhe nisi t'ia hante fytyrën. Skenën e tmerrshme e ka parë një kalimtare, e cila ka alarmuar policinë.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia qëllon njeriun që po kafshonte fytyrën e nje tjetër njeriut! Megjithatë, siç shkruan "Miami Herald" - ndërtesa e së cilës nuk është larg vendngjarjes - kanibali nuk ndalonte. Pas kësaj policia vazhdonte te qëllonte edhe më shumë plumba në të.
Viktima është duke luftuar për jetë në spital. Siç raporton CBS Miami, viktima ishte pa hundë dhe pa kokërdhokët e syve. Thuhet se viktima nuk ka pothuaj fytyrë fare!