Tmerr në Miami: Kanibali e ha njeriun ne mes te rruges

Policia ende nuk e di se si dy personat u takuan me njëri-tjetrin. Deri tani supozohet se njeriu i sulmuar ishte i pastrehë, ndërsa kanibali rastisi në të. E tërë ngjarja zhvillohet nën një mbikalim, në një vend të paraparë për këmbësorët.

Sulmuesi ishte lakuriq, e rrëzoi të pastrehun për toke dhe nisi t'ia hante fytyrën. Skenën e tmerrshme e ka parë një kalimtare, e cila ka alarmuar policinë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia qëllon njeriun që po kafshonte fytyrën e nje tjetër njeriut! Megjithatë, siç shkruan "Miami Herald" - ndërtesa e së cilës nuk është larg vendngjarjes - kanibali nuk ndalonte. Pas kësaj policia vazhdonte te qëllonte edhe më shumë plumba në të.

Viktima është duke luftuar për jetë në spital. Siç raporton CBS Miami, viktima ishte pa hundë dhe pa kokërdhokët e syve. Thuhet se viktima nuk ka pothuaj fytyrë fare!

1 comment:

  1. Very nice article. I absolutely appreciate this site. Keep it up!


    my blog post Buy Social Bookmarks

    ReplyDelete