Shqipëria natyrale ose Shqipëria etnike është hapi i fundit apo rezultati i bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike.
Papa Françesku bekon mbarë Shqipërinë
Papa Françesku mbërriti mëngjesin e të dielës në Shqipëri, duke nisur këtë vizitë historike për vendin tonë. Ati i Shenjtë shkeli tokën shqiptare në orën 09:06 minuta dhe u prit nga Kryeministri Edi Rama, anëtarë të Qeverise e drejtues të Kishës Katolike.
Papa takoi edhe dy femije, nje nga jugu dhe nje nga veriu i vendit, nje pershendetje simbolike kjo per Atin Shenjte. Ne ambientet e salles VIP te aeroportit u zhvillua edhe ceremonia zyrtare, ku Kryeministri Edi Rama i dhuroi Papes, kupen e dheut, nje dhurate simbolike dhe shume domethenese.
Ndalesa e pare ishte ne Presidence, ku fillimisht u zhvillua ceremonia e mireseardhjes ne oborrin e institucionit. Presidenti Bujar Nishani shprehu emocionin e vecante per viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi, ndersa ne fjalen e tij theksoi se ne vendin tone, brez pas brezi eshte trasheguar respekti mes komuniteteve fetare .
"Krishtërimi dhe islamizmi në Shqipëri, kanë ditur veç të komunikojnë. Komunitetetet fetare kanë ditur të qëndrojnë fort edhe gjatë periudhës së egër të komunizmit", u shpreh Nishani.
Ati i Shenjtë, në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në këtë ceremoni, shprehu kënaqësinë për vizitën që po zhvillon në Shqipëri,duke e vlerësuar tokën shqiptare, si një tokë të fisme, të heronjve dhe martirëve.
Duke theksuar se liria fetare dhe e shprehjes është kushti themelor për zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi, Papa Françesku vlerësoi bashkëjetesën mes komuniteteve fetare në Shqipëri, një vlerë e paçmuar për paqen.
"Kjo është një vlerë që duhet ruajtur dhe zhvilluar çdo ditë. Uroj që Shqipëria të vazhdojë në këtë rrugë dhe të jetë shembull për shumë vende të tjera", tha Papa.
Ati i Shenjtë falenderoi shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë. "Unë lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë!" u shpreh Papa Françesku.
Pas daljes nga Presidenca, Papa Françesku pershendeti me mijera besimtare qe kishin dale ne sheshet kryesore te Tiranes. Duke levizur me makinen e tij te bardhe te hapur, Ati i Shenjte ka pershendetur besimtaret ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", ata qe ndodheshin prane sheshit "Skenderbej" dhe me pas u drejtua ne sheshin "Nene Tereza, ku po mbahet edhe Mesha e Shenjte. Shetitja e Papes ka qene nje moment shume emocionues per besimtaret ne shesh, sidomos per disa femije te vegjel, te cilet kane marre bekimin e tij.
Ne Meshen e Shenjte, bashkëkremtojnë me Papa Françeskun edhe 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë.
Në hapësirën para altarit ishin vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.
Në fjalën e tij, Papa Françesku uroi të gjithë për paqe në zemrat e tyre, ndërsa me një mesazh ju drejtua të rinjve duke i kërkuar që të besojnë në Zot.
"Ku ka rini, ka shpresë. Adhurojeni Zotin. Besimi në Zot nuk zhgënjen, por është gjithnjë krah nesh", tha Ati i Shenjtë.
Papa, në Meshën e Shenjtë u shpreh se Shqipëria ka qenë një vend i martirëve, pasi shumë njerëz të fesë, në të kaluarën kanë paguar me jetë besimin e tyre.
Në orën 13:30 është planifikuar një takim dhe drekë me ipeshkvinjtë shqiptarë dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike. Në mjediset e Nunciaturës Apostolike Ati i Shenjtë do të takojë Ministrin e Brendshëm Z. Sajmir Tahiri me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.
Në Universitetin Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", Papa do të takohet me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera. Ati i Shenjtë duke vlerësuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.
Në orën 17:00 do të jetë kremtimi i lutjes së mbrëmësores në Katedralen e Tiranës. Në këtë takim do të marrin pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri.
Në orën 19:45 në aeroport do të zhvillohet ceremonia e largimit të Papës nga vendi ynë dhe 15 minuta më vonë, Ati i Shenjtë do të lerë tokën shqiptare. cit: Top Channel
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
ReplyDeletePër habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
*Spell për të mbetur shtatzënë.
*Magji për t'u ribashkuar.
*Shëroni çdo sëmundje.
* magji për fat të mirë.
*Magji për pasuri.
Dhe të tjerët.
Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
Whatsapp: +2349046229159