Kombëtarja shqiptare ka arritur një rekord në historinë e saj në renditjen e FIFA-s.
Ajo është radhitur në vendin e 36-të dhe kështu atë e bën që të radhitet më lart se kurrë më parë në këtë renditje.
Për dallim nga ky vit, ky është suksesi i Giani de Biasit i cili ka thyer rekordin e vitit 2013 kur Kombëtarja ishte e radhitur në vendin e 37, transmeton RTV Ora News
Kombëtarja e Argjentinës, edhe pse ka humbur në finale të Kupës së Amerikës, ka fituar më shumë pikë dhe tani është radhitur në vendin e parë të kësaj renditje, kështu duke lënë pas vetes Kombëtaren gjermane.
Gjermania është e dyta dhe ndiqet nga Belgjika, Kolumbia dhe Holanda.
Në këtë xhirim të plotë shihen arsyet pse Shqipërisë i takoi fitorja nga CAS për ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë në Beograd.
CAS ia dhuroi fitoren Shqipërisë për ndeshjen e ndërprerë në Beograd kundër Serbisë.
Në këtë video prej 15 minutash e RTV Ora News janë fiksuar të gjitha shkeljet që kanë bërë serbët natën e 14 tetorit në Beograd.
Këto skena, të premten i dhanë Shqipërisë tri pikë në kualifikimet për Euro 2016.
No comments:
Post a Comment