Biseda e Papës me gazetarët: Shqipëria, sinjal për të gjithë botën


Bashkëjetesa paqësore ndërfetare në Shqipëri është “një sinjal i mirë ndaj botës”. Kështu është shprehur Papa Françesku në prezantimin para 50 gazetarëve, mes tyre edhe gazetari Sokol Balla, të cilët e kanë ndjekur në fluturimin e tij nga Roma për në Tiranë, në këtë vizitë historike për vendin tonë.

“Shqipëria është një vend që ka vuajtur shumë”, ka nënvizuar Papa, por më pas “ka mundur të gjejë paqen pavarësisht diferencimeve të feve të ndryshme. Ky është një sinjal shumë i mirë përpara botës. Dialogu, paqja dhe ekuilibri janë në favor të qeverisjes. Kjo është diçka e mirë edhe për mua, pasi kështu njerëzit kuptojnë se çfarë bëjnë Papa dhe kishat. Iu uroj - u ka thënë gazetarëve - një ditë të kënaqshme pune dhe jo pushimi, pasi do të jetë një punë e madhe për ju, por edhe puna ka ditë të mira. Madje, mos harroni edhe të luteni për mua”.

Biseda është transkriptuar edhe nga faqja zyrtare e Papatit në internet.


At Lombardi, drejtor i sallës së shtypit të Vatikanit:

“At i Shenjtë, mirësevini mes nesh. Jemi të lumtur që, edhe pse udhëtimi është i shkurtër, duam t’iu dedikojmë një minutë përshëndetjeje fillestare. Këtë herë jemi plot 50, madje më shumë se kaq. Por, këtë herë përfaqësojmë 10 vende të ndryshme të botës dhe medie të ndryshme: shtyp i shkruar, agjenci, televizione, radio, fotografë etj. Kemi 6 shqiptarë mes nesh, të 3 televizioneve të ndryshme që do të ndjekin deri në detaj, si në vajtje edhe në kthim, pasi do të jenë sërish me ne, të cilët janë të interesuar të dinë përshtypjet Tuaja për këtë udhëtim. Atje Ju presin shumë vetë, të ardhur por edhe të gjithë shqiptarët, të cilët janë në festë. Atëherë Ju japim fjalën, nëse doni të thoni diçka, qoftë edhe ndonjë përshëndetje, një urim, e më pas do t’Ju urojmë gjithë të mirat për këtë udhëtim”.

Përgjigja e Papës:

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj ditë të mbarë të gjithëve. Nuk do të jetë një ditë pushimi, por një ditë pune tepër e ngarkuar. Falemnderit për ndihmën tuaj, që më bën mirë, sepse kështu bota e kupton se çfarë bën Papa, çfarë bëjnë kishat, që në rastin konkret Kisha e Shqipërisë, apo jo? Ashtu siç thashë, është një vend që ka arritur të gjejë paqen pavarësisht ndryshimeve mes feve, e kjo është një gjë e mirë, një sinjal për mbarë botën. Dialogu, paqja, ky ekuilibër është në favor të qeverisjes së vendit. Ju uroj një ditë të mbarë, tepër të ngarkuar, por lutuni edhe për mua. Falemnderit”.

At Lombardi:

“Falemnderit At i Shenjtë. Do t’Ju shoqërojmë dhe do të bëjmë si zakonisht, me shumë kënaqësi, detyrën tonë për t’Ju shoqëruar dhe për të përhapur mesazhin Tuaj. Ditë të mbarë edhe Juve”.

1 comment:

  1. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete